FITORJA

Blinken letër Kurtit: Dialogu me Serbinë të nisë pa vonesë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, i ka shkruar letër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në të cilën i ka kërkuar përfshirjen e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë pa vonesa, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian e të cilin e mbështesin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Express.

Shefi i politikës së jashtme të SHBA”së ka thënë se qendër e marrëveshjes me Serbinë duhet të jetë njohja reciproke, që sipas Blinken është esenciale për avancimin e Kosovës në rrugën drejt BE’së.

Ai ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re dhe se presin të punojnë ngushtë për të siguruar, siç ka thënë ai, që Kosova sovrane, e pavarur, shumë-etnike dhe demokratike të zë vendin e saj si partner i barabartë në familjen euro-atlantike.

Fundamenti

Sekretari Blinken ka thënë se i kanë mirëpritur zotimet e kryeministrit Kurti për luftimin e korrupsionit, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rikuperimin nga pandemia COVID-19, si edhe përpjekjet e tij për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës.

Letra u është dërguar mediave nga zyra për media e Kryeministrisë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.