GRANDEMALL

Bllokun e theu lakmia për pushtet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lidhja mes LDK-së, AAK-së, Nismës për Kosovë, e më pas edhe e Vetëvendosjes në një bllok të vetëm për t’i thënë jo një qeverisjeje tjetër nga PDK dhe Hashim Thaçi, pas shumë turbulencave brenda saj, tashmë ka prekur fundin. Pas shumë deklaratave se blloku e ka vështirë të qëndrojë i bashkuar, se duhet të jetë një vullnet i vazhdueshëm për të çuar misionin e tyre deri në fund, zyrtar të AAK-së kanë bërë me dije se blloku më nuk ekziston.

Njohësit e rrethanave politike në vend kanë një sqarim lidhur me thyerjen e bllokut. Sipas Imer Mushkolajt, blloku ka arritur të rezistojë për afro gjashtë muaj, mirëpo ishte ambicia e tyre e madhe për pushtet që bëri që marrëveshja e 10 qershorit të mos jetë më e vlefshme. “Pas gati gjashtë muajsh bllokun e theu lakmia për pushtet. Në fakt pas gati gjashtë muajsh që ia dolën të qëndrojnë bashkë, bllokun e theu dëshira e anëtarëve të tij që në çdo mënyrë të vijnë në qeverisje, pa marrë parasysh me kë apo në çfarë mënyrë do të bashkëqeveriste me partnerët, në këtë rast me PDK-në”, ka thënë Mushkolaj.

FIDANISHTJA

Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, i cili ka qëndruar më indiferent karshi rrethanave të reja politike të krijuara pas zgjedhjeve të 8 qershorit, për Mushkolajn është treguar dinak, ashtu si edhe herëve të tjera kur bëhet fjalë për raportet e PDK-së me subjekt e tjera politike…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.