Mobi Casa

Blloku s’i përjashton protestat!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Treshja LDK-AAK-Nisma të përkrahur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, s’po rreshtin së vepruari në kërkim të gjetjes së modalitetit nëpërmjet të cilit PDK-së do t’i pamundësohej krijimi i Qeverisë ‘Thaçi 3’. Liderë të këtyre subjekteve vazhdimisht po zotohen se nuk do të pranojnë asnjë ofertë nga partia e Hashim Thaçit për krijimin e institucioneve të reja.

Kurse partia e Albin Kurtit po synon organizimin e protestave për, siç kanë thënë ata, ‘dëbimin e Thaçit nga pushteti’. Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje thonë se me asnjë çmim nuk do të pranojnë asnjë ofertë të PDK-së për të bashkëqeverisur. Zgjim Hyseni nga kjo lëvizje, thotë se Lëvizja Vetëvendosje është duke punuar shumë për ta larguar Thaçin dhe PDK-në nga pushteti.

Uji Dea

Për ta arritur këtë, ai thotë se janë duke shqyrtuar edhe mundësinë e organizimit të protestave. “Jemi duke shqyrtuar mundësitë edhe të protestës qytetare në këtë drejtim, meqenëse tanimë edhe u vërtetua dhe kapja e shumicës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ditë më parë Hyseni për Tribunën. Kjo ide e drejtueseve të Lëvizjes Vetëvendosje pritet të gjejë mbështetje edhe te Blloku LDK-AAK-Nisma…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.