RCCOLA

Blloku s’guxon të ecë me pikën 127

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Blloku tripartiakë, LDK, AAK, Nisma dhe “Vetëvendosje” si partner koalicioni, nuk “guxon” ta zgjedhë sërish kryetarin e Kuvendit nga radhët e veta, duke u arsyetuar në pikën 127 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi PDK-ja mund ta dërgojë sërish në Kushtetuese rastin për interpretim e më pas Gjykata ta ndëshkonte VLAN-in.

Eco Higjiena

Kështu kanë vlerësuar analistët, të cilët kanë thënë se pika 127 e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk i jep në asnjë mënyrë të drejtë ndonjë grupi tjetër parlamentar që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Por, se si do të veprojnë deputetë e Blloku LAN për të zgjedhur liderin e LDK-së, Isa Mustafën, për kryetar të Kuvendit, akoma nuk dihet, pasi që përfaqësuesit e këtij Blloku nuk japin sqarime./zeri/