Mobi Casa

Blloku s’është unik për “Tribunalin”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ndryshimi i ligjeve dhe i Kushtetutës me qëllim të funksionalizimit të Gjykatës Speciale, nuk e ka të sigurt mbështetjen, jo vetëm nga një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje, por as nga të gjithë deputetët e koalicionit paszgjedhor, të cilët pretendojnë ta udhëheqin shtetin në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Janë të paktën tre deputetë të Nismës për Kosovë dhe dy deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ata që nuk kanë votuar në pranverë pro themelimit të një gjykate, e cila do të merrej me krimet e pretenduara nga ushtarë të UÇK-së.

FIDANISHTJA

Është fjala për Jakup Krasniqin, Fatmir Limajn dhe Haxhi Shalën nga Nisma dhe Daut Haradinajn e Time Kadriajn nga AAK. Krasniqi, asokohe si kryetar i Kuvendit, pati abstenuar, Limaj pati munguar, ndërsa Shala pati votuar kundër. Ndërsa Haradinaj e Kadriaj të dy i kanë thënë haptas Jo, vazhdimit të mandatit të EULEX-it dhe themelimit të Gjykatës Speciale.

Tribuna ka insistuar të marrë një qëndrim nga Krasniqi, por ai nuk është treguar i gatshëm për t’iu përgjigjur thirrjeve të gazetës, për sa kohë që deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj, e ka pranuar se ende nuk e ka të qartë nëse do të votoj pro ose kundër themelimit të Gjykatës Speciale..(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.