United Hospital

Blloku s’është si dikur

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mbajnë takime bashkë, dalin në kafe bashkë, qëndrimet publike i kanë në një vijë. As në Gjykatë Kushtetuese nuk patën pranuar të shkojnë të ndarë.

Por kjo pamje e Bllokut nuk është krejt reale. Tash, përfaqësuesit e partive në Bllok, kanë filluar të zhvillojnë takime të ndara me presidenten. Por vëmendja është më tepër e përqendruar kah lëvizjet e liderit të LDK-së Isa Mustafa.

Eco Higjiena

Burime të gazetës kanë bërë të ditur se ky takim ka qenë më ndryshe nga takimet që shefja e shtetit i ka zhvilluar me liderët e tjerë partiakë. Takimi Jahjaga-Mustafa, sipas të njëjtave burime, thuhet se ka qenë “sy më sy”, pa prani të zyrtarëve të tjerë. Kjo gjë është e verifikueshme edhe në kolazhin e fotografive të postuara nga Presidenca.

Derisa në takimin me Hashim Thaçin vërehet prania e Kadri Veselit, në takimin me Ramush Haradinajn vërehet prania e Blerim Shalës, në takimin me Albin Kurtin vërehet prania e Visar Ymerit dhe në takimin me Fatmir Limaj vërehet prania e Bilall Sherifit, në takimin me Mustafën s’vërehet prani tjetër. Se, takimi me Mustafën ka qenë pak më ndryshe, e ka mohuar këshilltari i presidentes, Arbër Vllahiu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.