RCCOLA

Blloku s’e humb shpresën, kryekuvendari ose shkojmë në zgjedhje

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Përderisa këshilltari politik i Hashim Thacit, Ardian Arifaj, ka thënë se pret që vendimi final i Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të sqarojë në detaje se kryeparlamentari i takon vetëm PDK’së si grupi më i madh parlamentar, përfaqësuesit e koalicionit LDK-AAK-Nisma kanë shprehur optimizëm se Kushtetuesja do tua japë të drejtën edhe atyre.

Besnik Tahiri thotë se janë në pritje të vendimit final të Gjykatës Kushtetuese që edhe bllokut t’i jepet mundësia ta propozojë kandidatin e vet për kryetar të Kuvendit në rast se dështon PDK’ja.

KKVITI

Zyrtarë nga koalicioni paszgjedhor kanë këmbëngulur që nëse Kushtetuesja nuk ua njeh të drejtën për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në anën tjetër, zyrtarë të Partisë Demokratike kanë thënë se presin ndryshim të qasjes së partive të bllokut, duke mos e përjashtuar mundësinë që kandidati për kryeparlamentar të jetë jashtë partisë së Hashim Thaçit. /Epoka e Re/