RCCOLA

Blloku pa program

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kanë kaluar katër muaj që kur kanë përfunduar zgjedhjet e parakohshme dhe Blloku LAN ende nuk e ka krijuar një program unik për qeverisje, të cilin do ta vinte në zbatim në rast se do arrinte ta merrte Qeverinë. Sa herë që është përmendur çështja e programit qeverisës, liderët dhe përfaqësuesit e tjerë të bllokut kanë deklaruar se për të do të diskutohet vetëm atëherë kur të konstituohet Kuvendi dhe organet e tij.

Ndërkohë bllokada politike në vend po vazhdon e bashkë me të qytetarët e Kosovës ende nuk e kanë të qartë se cili do të jetë prioriteti i LAN në qeverisjen që ata pretendojnë ta formojnë për katër vitet e ardhshme. Se si do të bëhet shpërndarja e thesarit të shtetit, se cili do të jetë sektori me prioritet më të lartë në qeverisjen e mundshme të LAN-it, këtë ende askush nga ky bllok nuk e di.

Uji Dea

Të paktën kështu kanë deklaruar zyrtar të LAN, të cilët për Tribunën kanë thënë se ndonëse po punohet në këtë drejtim, ende nuk ka asgjë konkrete për të cilën do të diskutohej dhe do të informohej publiku…(Tribuna)