Eko Higjiena

Blloku opozitar i frikësohet zgjedhjeve të reja?!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Blloku opozitar paszgjedhor, LDK-AAK-Nisma, të cilat së bashku kishin 330 kandidatë për deputetë, që pas rezultateve preliminare potencialisht kanë gjithsej 48 deputetë, në një koalicion parazgjedhor do t’iu ndryshonte matematika zgjedhore.

Shumica e këtyre deputetëve, që tashmë e kanë të sigurt ulësen në Kuvend, në zgjedhjet e reja nuk do të mund të bëheshin as pjesë e listës së përbashkët prej 110 kandidatëve.

Burime brenda koalicionit opozitar, bëjnë të ditur se në rast se shkohet në zgjedhje, liderët e partive opozitare janë të vetëdijshëm se nuk mund ta mobilizojnë elektoratit e tyre dhe se do të kishte rrjedhje të mëdha të votave në adresë të PDK-së.

“Votuesit e Nismës janë votues të PDK-së dhe ata nuk e votojnë në zgjedhje të reja Ramushin për kryeministër. Gjithashtu edhe votuesit e LDK-së, sidomos pjesa racionale, e cila ka qenë gjithmonë e luhatshme, nuk e votojnë. Kjo do ta dëmtonte pastaj edhe LDK-në dhe do ta forconte AAK-në”, ka vlerësuar burimi.

UBT

Gjithashtu ai thotë se me këtë do të kishte shumë pakënaqësi edhe brenda vet grupeve politike, sepse nuk mund të akomodohen të gjithë në një listë.

“Ka shumë kandidatë që kanë fituar vota për deputetë, që gjasat do t’i kishin shumë më të vogla për t’u bërë prapë deputetë në një koalicion parazgjedhor. Pastaj një pjesë e elektoratit të LDK-së do të anonte edhe nga Vetëvendosja, e cila e ka dëmtuar më së shumti në Prishtinë”, thotë ky burim.

Ndryshe, një ngërç i ngjashëm politik, sipas këtij burimi, do të vinte edhe pas zgjedhjeve të reja, nëse koalicionit të PDK-së do t’i bashkohej edhe AKR-ja, sepse do të krijoheshin dy blloqe të fuqishme dhe përsëri asnjëri nuk do të mund ta krijonte qeverinë pa mirëkuptimin e bllokut tjetër. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.