Hidromorava

Blloku nuk tërhiqet – as pas takimit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Presidentja Jahjaga ka përfunduar takimet e ndara me liderët politik pjesë e “Bllokut” paszgjedhor. Pas takimit lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk kanë ndryshuar qëndrimin sa i përket tejkalimit të bllokadës politike.

Ai ka ripërsëritur se vazhdimi i seancës konstituive duhet të mbahet javën e ardhshme.

Uji Dea

“Ishte takim konsultativ me presidenten. Ia paraqitem presidentes edhe një herë qëndrimin tonë i cili nuk ka ndryshuar. Seanca do të thirret javën e ardhshme, ndërsa për këtë nuk kemi nevojë për aprovimin e presidentes”, ka thënë Haradinaj, pas takimit me Presidenten.

Pas përfundimit të takimit takimeve me liderët e “Bllokut”, në takim me Presidenten kanë ardhur udhëheqësit e PDK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Hajredin Kuçi.