RCCOLA

Blloku nuk lëviz nga marrëveshja fillestare

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Blloku opozitar nuk ka ndryshuar pozicion as pas vizitës së fundit të senatorit amerikan, Chris Murphy, si dhe dy takimeve të rastit të zhvilluara mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Ramush Haradinajt.

Por burime të gazetës kanë thënë se zhvillimet e fundit kanë ndikuar që të relaksohen marrëdhëniet, sidomos mes PDK-së e LDK-s. Po ashtu ka përpjekje që në një tavolinë të ulen Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, për të diskutuar rreth mundësisë së ndërtimit të koalicionit të ardhshëm.

Mobi Casa

Madje, sipas burimeve, pazari i LDK-së do të rritej dukshëm. Se do të ketë heqje dore nga pozicionet fillestare në mënyre që të bëhet i mundur funksionalizimi i Kuvendit, parashohin edhe analistët. Por një gjë e tillë është mohuar nga zyrtarë të LDK-së./KOHA.net