Fundamenti

Blloku në konfuzion

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Njohës të rrethanave politike në vend, konsiderojnë se blloku duhet të ketë qasje më serioze sa i përket veprimeve që ndërmarrin. Edhe pse veprimin e fundit të Bllokut VLAN për kërkesë të seancës urgjente me mbledhjen e nënshkrimeve, e shohin nga këndvështrime të ndryshme.

Vazhdimi i seancës konstituive konsiderohet më se i nevojshëm për krijimin e institucioneve, edhe pse kërkesa e bllokut për seancë urgjente, shihet në forma të ndryshme nga analistë politik.

Analisti Imer Mushkolaj, thotë se blloku është në konfuzion dhe duhet të jenë më serioz për të mos lënë hapësirë për çfarëdo qasje ndryshe nga PDK.

“Blloku është dashur që seancën ta kërkojë menjëherë, ditën e premte, për shkak se nëse ata pretendojnë mund ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit sipas një skenari të cilin e kanë paralajmëruar por të cilin nuk e kanë bërë publik, atëherë duket absurde që gjithçka të shtyhet për javën e ardhshme ndërkohë që mund të mos merret asnjë veprim për ta ndërruar situatën e tanishme”, ka thënë ai për Radio Kosovën.

Mirëpo Albert Krasniqi nga Instituti KIPRED thotë se blloku ka respektuar procedurat e zakonshme parlamentare.

Eco Higjiena

“S’mendoj që ka ndonjë hapësirë që duhet konsideruar se nuk është serioze … edhe data që është caktuar nuk është çështje urgjente, mendoj se blloku vetëm se i ka respektuar ato praktikat edhe në të kaluarën dhe rregulloren e punës së Kuvendit”, ka thënë Krasniqi.

Megjithëkëtë ai vlerëson se blloku do të duhej që t’i a jepte edhe një mundësi kryesues Brovina për ta thirrur vazhdimin e seancës.

“Në mënyrë që të përforcohej argumenti i tyre dhe të ketë bazë të fuqishme juridike që kryesuesja po e refuzon ta kryej punën e saj, në mënyrë që blloku pastaj të vazhdojë me planin e tyre, që me 9 tetor të thërras vazhdimin e konstituimit të Kuvendit”, ka thënë ai.
Në anën tjetër Mushkolaj thotë se edhe përkundër deklaratave që blloku e ka skenarin për zgjidhjen e situatës, po shihet se ata kanë frikë ta ndërmarrin një hap të tillë për shkak të raportit që mund ta kenë me gjykatën kushtetuese.

“Ata thjeshtë po presin se cilët do të jenë hapat e PDK-së respektivisht të kryesuese Brovina në mënyrë që mund të veprojnë më pas, pra ne po shohim një qasje jo aktive, por reaktive të bllokut, e do të duhej të ishte ndryshe, mu për shkak në praktikë ata e përbëjnë një shumicë parlamentare, por duket se nuk e kanë shumë të qartë agjendën dhe qëllimet e tyre se në çfarë forme dëshirojnë ta arrijnë atë”, tha Mushkolaj.

Ndryshe blloku po kërkon që seanca konstituive të vazhdojë të enjten e ardhshme me 9 tetor. /RTK/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.