Eko Higjiena

Blloku me strategji për lodhjen e PDK-së

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

LDK-LVV-AAK-Nisma ndërrojnë qasjen për kryeparlamentarin, shkruan sot Koha Ditore. Isa Mustafës nuk do që t’i kontestohet zgjedhja e mundshme në postin e kreut të Kuvendit.

Prandaj blloku LDK-LVV-AAK-Nisma do ta lërë PDK-në që ta provojë me kandidatin e saj derisa të lodhet një ditë dhe të lëshojë pe.

UBT

Deputetja Vjosa Osmani ka thënë se, sa herë që të provojë, aq më shumë PDK-ja do të dështojë dhe aq më shumë do të dëshmojë para qytetarëve të Kosovës që nuk ka partner.

PDK-ja nuk lëshon pe nga e drejta e saj për ta zgjedhur kryeparlamentarin, me arsyetimin se do të bënte shkelje kushtetuese, e blloku opozitar, për të mos bërë gabimin e parë, ka vendosur që ta sfidojë partinë e Thaçit “deri në pakufi”.