Eko Higjiena

Blloku LVAN (s’)ka marrëveshje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Për më shumë se pesë muaj koalicioni LAN, pavarësisht dallimeve të mëdha, i qëndroi besnik marrëveshjes. Por, tash nuk mund të thuhet se ky bllok vazhdon të jetë si dikur. LDK dhe AAK në vend se të insistojnë në thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit, po i mbledhin strukturat e veta për të diskutuar rreth postit të kryeministrit. E, pikërisht ky post po del të jetë “mollë sherri”, dhe pika ndarëse e Bllokut.

Bajram Gecaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se kjo parti po e kërkon rikonfigurimin e marrëveshjes së 10 qershorit, sepse, sipas tij, marrëveshja e 10 qershorit nuk ekziston më. “Edhe Isa Mustafa edhe Ramush Haradinaj publikisht kanë deklaruar se nëse marrëveshja nuk implementohet si e plotë, ajo bie poshtë.

UBT

Sa i përket, Lidhjes Demokratike të Kosovës, ne konsiderojmë se nuk ka marrëveshje, pra ne nuk po marrim veprime të njëanshme, sepse ne si koalicion i madh, të gjithë partneret jemi pajtuar që të heqim dorë nga pozita e kryeparlamentarit. Pra, ka qenë marrëveshje e të gjithëve që të heqim dorë dhe si e tillë në mënyrë indirekte të gjithë partnerët janë pajtuar se marrëveshja ka rënë poshtë”, ka thënë Gecaj…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.