Hidromorava

Blloku i tretë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj kanë firmosur një koalicion mes vete për herë të tretë me radhë. Nënshkrimi i koalicioneve nga opozita kundër pushtetit kishte nisur në vitin 2014, menjëherë pas zgjedhjeve të qershorit të po atij viti, por atë kohë krah tyre ishte edhe Isa Mustafa.

Më vonë kjo treshe do të arrinte marrëveshje edhe me liderin e atëhershëm të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti. Por, partive opozitare duket se koalicionet nuk po u shkojnë gjatë, meqë shpejt po i prishin ato.

Pas largimit të LDK-së nga blloku i quajtur VLAN, partitë opozitare “Vetëvendosje”, AAK, “Nisma” krijuan bllokun tjetër opozitar në vitin 2015, për të kundërshtuar dy marrëveshjet, atë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe dhe atë për Demarkacionin me Malin e Zi. Por, edhe ky koalicion nuk zgjati më shumë se shtatë muaj dhe u prish. Tani duke qenë se AAK-ja dhe “Nisma” nuk u pajtuan me “Vetëvendosjen”, vendosën që të lidhin një koalicion parazgjedhor vetëm këto dy parti, pa ish-partnerin opozitar “Vetëvendosjen”, ndonëse nuk ia mbyllën derën për koalicion, por jo me kushtet e kësaj të fundit.

FIDANISHTJA

Koalicioni VLAN i vitit 2014, ishte quajtur koalicion i shpresës. Por kjo shpresë nuk zgjati shumë. Kështu e quajtën edhe dje Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj kur e nënshkruan koalicionin parazgjedhor. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pas nënshkrimit të marrëveshjes, theksoi se AAK-ja e “Nisma për Kosovën” u bashkuan me një opsion fitues për të ndryshuar gjendjen në vend.

“Aleanca bashkohet me ‘Nismën’ me një opsion fitues për të ndryshuar gjendjen në vend. Pra, ne e thellojmë këtë bashkëpunim edhe si ftesë për forca politike për qytetarë, për shoqërinë civile që së bashku ta ndryshojmë gjendjen në vend”, theksoi Haradinaj./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.