RCCOLA

Blloku i ndarë në zgjedhje

/ 2 minuta lexim

Shkuarja në zgjedhje të reja është diskutuar edhe në takimet që kanë mbajtur liderët e partive të bllokut.Këtë e ka thënë një burim i besueshëm i Televizionit Rrokum brenda partive të bllokut.

Sipas këtij burimi, edhe partitë e bllokut e kanë hedhë në tavolinë si opsion shkuarjen edhe në një palë zgjedhje të jashtëzakonshme, nëse nuk gjendet zgjidhje për tejkalimin e krizës.

Por, burimi thotë se Lidhja Demokratike është kundër shkuarjes në zgjedhje, pasi po i frikësohet destabilizimit brenda partisë.

“Në një takim që isha edhe unë është diskutuar edhe mundësia e shpërbërjes së parlamentit e shkuarja në zgjedhje, por kundër kësaj kërkese ishte kreu i LDK, Isa Mustafa”, ka thënë ky burim.

Uji Dea

Kundërshtimin e shkuarjes në zgjedhje e shfaqi edhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike, Teuta Sahtqija, duke thënë se vendi ka shumicë parlamentare dhe nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje.

Bisedime brenda liderëve të bllokut, për të shkuar në zgjedhje e pranoi se do të ketë, edhe nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kada Bujupi, por tha se është vendosur të mos shkohet në zgjedhje.

Të dyja nënkryetaret e partive të bllokut, Sahatqija e Bujupi thanë se në të gjitha proceset e ardhshme blloku do të jetë i bllokuar.