Mobi Casa

Blloku heq dorë nga kryeparlamentari, kërkon garanci për qeveri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

VLAN pritet të tërhiqet nga posti i kryeparlametarit. Këtë mund ta bëjë nesër, pas një takimi që mund të kenë liderët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje e të Nismës për Kosovën.

Një burim brenda VLAN-it i ka thënë portalit Koha.net në kushte anonimiteti se VLAN-i është i interesuar që të zhbllokojë ngërçin politik, duke lëshuar pe nga pozita e të parit të Kuvendit të Kosovës.

Mobi Casa

Ndërkohë, në Interaktiv të KTV-së, deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, paralajmëroi se brenda 2-3 ditësh mund të ndodh zhbllokimi. Ai ka thënë se PDK-së duhet lënë kryeparlametari, të cilin ai e ka quajtur “ciceron”, ndërsa ka thënë se mes Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt duhet të gjendet një zgjidhje për postin e kryeministrit me rotacion.

Kujtojomë se kreu i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë takuar sonte vonë sërish presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga. Jozyrtarisht mësohet se ata kanë kërkuar garanci nga Presidentja se herën e dytë do t’u takojë atyre e drejta për të formuar Qeverinë, pasi mundësinë e parë ta ketë shteruar PDK-ja e Thaçit. Një gjë të tillë nuk e kanë marrë nga Presidentja Jahjaga. /Koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.