UBT

Blloku e nis me parime, jo me marrëveshje finale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Bllokut të partive të koalicionit, LDK, AAK dhe Nisma i është bashkuar edhe Lëvizja vetëvendosje. Liderët e këtyre partive politike nënshkruan të mërkurën marrëveshjen e parimeve mbi bazën e të cilave pretendojnë të ndërtojnë institucionet e reja qendrore. Marrëveshja e parimeve, synon që të zgjidhë fillimisht çështjen e kryetarit të Kuvendit, ndërkaq në të ardhmen edhe ndërtimin e qeverisë së koalicionit të gjerë, por pa Partinë Demokratike të Kosovës.

Pjesë e koalicionit, pritet të jetë edhe Lista serbe si dhe partitë e komuniteteve joserbe. Liderët e këtyre katër partive politike, Isa Mustafa (LDK), Ramush Haradinaj (AAK), Fatmir Limaj (Nisma) dhe ai i Vetëvendosjes Albin Kurti e cilësuan këtë marrëveshje si një hap të madh drejt krijimit të institucioneve pa PDK-në dhe vizionin e deritashëm të kryeministrit në largim, Hashim Thaçi. Pikat më të ndjeshme të kësaj marrëveshjeje ishin kushtet e vendosura që para tre muajve nga Vetëvendosje në lidhje me dialogun me Serbinë dhe privatizimin.

Mobi Casa

Pas shumë hamendjesh, blloku LDK, AAK dhe Nisma në fund kishte vendosur t’i pranojë këto kushte. Por, edhe Vetëvendosje në anën tjetër me këtë marrëveshje ka pranuar dialogun me Serbinë, pavarësisht një aktiviteti mbi 2 vjeçar politik me të cilin kërkonte që Prishtina të mos shkonte në dialog me Serbinë para se ky vend ta njohë Kosovën si shtet të pavarur…(Tribuna).