Blloku afër shpërbërjes
Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), nuk e ka ndërmend që të lëshojë pe, nëse as Ramush Haradinaj nga AAK nuk tërhiqet nga kërkesa e tij për t’u bërë kryeministër, atëherë partia e Isa Mustafës do ta zyrtarizojë largimin e saj përfundimisht nga Blloku. Zyrtarë të lartë të LDK-së i kanë thënë gazetës “Zëri” se nuk ka asnjë mundësi që Mustafa të tërhiqet nga kërkesa e LDK-së që të ketë pozitën e kryeministrit.
Burime të gazetës “Zëri” brenda kësaj partie bëjnë të ditur se LDK-ja është e gatshme të mbetet në opozitë në rast se Blloku VLAN nuk ia lë postin e kryeministrit.
Ndërkohë që edhe kryesia e LDK-së edhenjë herë ka përsëritur qëndrimin e saj se kjo parti si më e madhja e Bllokut VLAN ka barrën kryesorepër formimin e Qeverisë së re.


