Mobi Casa

Bllokohet sponsorimi i kundërligjshëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Për disa zyrtarë të Postës dhe Telekomit të Kosovës pak ka rëndësi a shkelin ligjin a jo. Me rëndësi të mos kapen në vepër. Kështu duket se veprojnë sa herë t’u jepet mundësia për të përfituar mjete financiare nga kjo ndërmarrje. Një mision të tillë, ditë me parë e ka nisur edhe drejtor i zyrës së operativës në PTK, Elvis Pista. Sipas burime të gazetës, brenda kësaj ndërmarrjeje Pista ka dorëzuar një kërkesë për sponsorim në vlerë prej 6000 euro për klubin futbollistik “Rahoveci”, ku mban pozitën e kryetarit të klubit.

Kërkesa i është aprovuar nga komisioni treanëtarësh dhe ka mbetur që vetëm të bëhet bartja e mjeteve në llogari të klubit pasi të nënshkruhet nga kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Ejup Qerimi. Megjithatë, aprovimin e kësaj kërkese nuk e ka bërë kryeshefi Ejup Qerimi. Sipas burimeve, ai e ka stopuar atë kërkesë pasi ka kuptuar se miratimi i saj është konflikt interesi.

FITORJA

“Elvisi e ka dorëzuar në PTK një kërkesë të klubit futbollistik Rahoveci për financim në vlerë prej 6000 euro. Komisioni prej tre anëtareve e ka shqyrtuar dhe aprovuar ata pavarësisht se ky është konflikt interesi pasi Elvisi është i angazhuar edhe ne klub edhe ne PTK. Mirëpo, kur është kuptuar kjo çështje, atëherë është refuzuar nga kryeshefi ekzekutiv”, i ka thënë një burim gazetës. E, drejtor i zyrës së operativës në PTK , Elvis Pista pranon se është pjesë e PTK-së dhe pjesë e klubit “Rahoveci”, por hedh poshtë sponsorimin apo ndarjen e këtyre mjeteve…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.