Fundamenti

Bllokohet riformatimi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Koalicioni nuk zgjedh dot as një ministër Integrimesh.

Partnerët e koalicionit të tanishëm PDK-LDK e kanë lënë krejtësisht në harresë premtimin e vazhdueshëm nga viti i kaluar për një qasje më racionale ndaj përbërjes së tanishme të kabinetit qeveritar, duke folur për gatishmërinë e tyre dhe punën që po bënin për riformatimin e këtij kabineti edhe ashtu joefektiv.

Kjo Qeveri ka lënë Ministrinë e Integrimeve pa ministër dhe deri më tash nuk ka pasur marrëveshje as për caktimin e një ministri. Nga analistët politikë, shtyrja e riformatimit të paralajmëruar shihet si pasojë e frikës se zgjedhjet e përgjithshme mund të mbahen këtë vjeshtë, bashkë me ato komunale. “Shkurtimi i kabinetit qeveritar dhe riformatimi i paralajmëruar nuk ndodhën, shkaku i mosarritjes së marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit në njërën anë dhe interesave klanore në anën tjetër.

Uji Dea

Edhe përkundër performancës së keqe qeverisëse, Qeveria megalomane vazhdon punën e saj pa efikasitet, madje ka lënë edhe Ministrinë e Integrimeve pa ministër. Shkurtimi i kabinetit qeveritar do duhej filluar me largimin e të gjithë zv.ministrave dhe të ashtuquajturve “këshilltarë” pa portofol, që nuk bëjnë asnjë punë me vlerë, përveç shpenzimit të parave të taksapaguesve të varfër të vendit, edhe pse nuk kanë identifikim të vendit të punës, rezultojnë në listën e pagave më të majme në vend”, tha analisti Florim Zeqa.

Sipas tij, shtyrja e riformatimit është edhe pasojë e frikës nga zgjedhjet, që mund të mbahen në vjeshtë, bashkë me ato komunale./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.