Hidromorava

Bllokohet OSHP-ja

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) për dy muaj janë adresuar rreth 60 ankesa nga operatorët ekonomikë, ndërkohë që nga viti i kaluar kanë mbetur pa u shqyrtuar edhe 25 lëndë, ku në mesin e të pashqyrtuarave gjenden edhe lëndët rreth tenderëve milionëshe e kjo pasi ky Organ është duke funksionuar vetëm me dy anëtarë të Bordit

Në Bordin e OSHP-së kanë mbetur vetëm dy anëtarë, ndërkohë që njëri prej tyre është edhe u. d. i kryesuesit të Bordit të OSHP-së.

Organi Shqyrtues i Prokurimit që nga dhjetori i vitit 2014 funksionon me një bord gjysmak apo me vetëm tre anëtarë, ndërkohë që pas më shumë se një viti Qeveria ka dërguar 6 emra për anëtarë të bordeve në Kuvendin e Kosovës.

Uji Dea

Ismet Krasniqi, sekretar në Kuvend, ka thënë se pasi të thirret seanca plenare nga ana e Kryesisë së Kuvendit do të merret vendimi edhe për votim të emrave për anëtarë të Bordit të OSHP-së.

Në anën tjetër, në Organin Shqyrtues të Prokurimit thonë se deri më tani janë adresuar rreth 60 ankesa të operatorëve ekonomikë, ndërsa 24 lëndë kanë mbetur pa u shqyrtuar qysh nga viti i kaluar.

“Nga viti 2015 kanë mbetur 25 ankesa pa u shqyrtuar për shkak të mungesës së kuorumit, sepse siç e dini nga 15 janari 2016, kryetari i OSHP-së, Hysni Hoxha, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe Bordi ka mbetur vetëm me dy anëtarë, andaj në mungesë të kuorumit të njëjtat ankesa nuk kanë mundur të shqyrtohen. Ndërsa në vitin 2016, në punë janë pranuar gjithsej 60 ankesa, nga këto ankesa një numër shumë i madh i tyre janë me ekspertiza të ekspertëve shqyrtues, mirëpo pa vendim të panelit shqyrtues. OSHP-ja nuk ka të drejtë të japë sqarime lidhur me vlerat e tenderëve për ankesat e pranuara”, thuhet në përgjigjen dhënë gazetë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.