United Hospital

Bllokohet Kuvendi, bllokohen agjencitë e pavarura

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Anëtarëve të shpërndarë në 20 borde të agjencive të pavarura u ka skaduar mandati. Pezullimi i punës së Kuvendit të Kosovës deri më datën 18 shtator ka bërë që të bllokohet edhe funksioni i këtyre mekanizmave. Kjo për faktin se në mungesë të punës së Kuvendit, kanë mbetur pa u bërë (ri)emërimet e anëtarëve që marrin vendime në institucionet e pavarura.

I pari, sipas një raporti të Kuvendit të Kosovës, është Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, të cilit i ka skaduar mandati më 3 qershor të këtij viti. Ndërsa deri në fund të muajit gusht mandati u skadon edhe gjashtë zëvendësve të tij, Basri Berisha, Bogoljub Staletoviq, Ibrahim Arsllan, Isa Hasani dhe Shqipe Ibraj – Mala.

Uji Dea

Trendi i njëjtë është edhe në Agjencinë Kosovare për Privatizim. Kuvendi i Kosovës më 21 shkurt 2013, ka emëruar Blerim Rexhën për kryesues dhe Dardane Peja anëtare të Bordit të AKP-së. Të dy kanë dhënë dorëheqje më datën 16 maj në të njëjtin vit. Por deri më sot, vendet e tyre nuk janë plotësuar. /Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.