UBT

Bllokohet brezi kufitar, dëme të shumta në fshatrat Kokaj, Sllubicë e Pogragjë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Jusuf Mustafa imam tha për rajonipress se shiu i mbrëmshëm i përcjellur edhe me breshër dhe erëra të fuqishme ka shkaktuar dëme të shumta në fshatin Kokaj, Sllubicë e Pogragjë.

Jusuf Mustafa imam në fshatin Sllubicë tha se aktualisht rruga është e pakalueshme nga Pogragja për në Sllubicë dhe nga Sllubica për në Kokaj.

UBT

“Aktualisht brezi kufitar është i bllokuar dhe po presim drejtorinë e emergjencave të Gjilanit që të dali në teren” tha Mustafa.

Sipas tij dëmet janë të mëdha, sepse ka të shkatërruara ura e rrugë të shumta./rajonipress/