HW

Bllokohen të gjitha mallrat serbe të hyjnë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria e Kosovës ka vendosur që mallrat nga Serbia të mos lejohen që të hyjë në Kosovë.

Pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga policia e Serbisë, sipas burimeve të Dukagjinit janë bllokuar të gjitha mallrat serbe të hyjnë në Kosovë.

Ndryshe, Policia e Kosovës gjatë ditës ka bërë të ditur se tre zyrtarët e saj policorë dyshohet të jenë kidnapuar në territorin e Kosovës në veri të vendit, përkatësisht në komunën e Leposaviqit.

Eco Higjiena

Po ashtu, në lidhje me kidnapimin e tyre ka reaguar edhe kryeministri Kurti, i cili ka kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët që ata të lirohen menjëherë.

Sipas tij, kjo është hakmarrje nga ana e Serbisë ndaj arrestimit të djeshëm të serbit me nofkën “Llune”.“Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës”, ka thënë Kurti.

Sot në orën pesë, Policia e Kosovës, ka paralajmëruar një konferencë për media për të dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.