Fundamenti

Bllokohen dy institucione të rëndësishme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbetur jofunksional qe katër muaj, përderisa pas një jave edhe Gjykata Kushtetuese pritet të mbetet pa fuqi vendimmarrëse, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pos Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që ka mbetur jofunksional për katër muaj, pas pak ditësh (më 15 qershor) pritet që edhe Gjykata Kushtetuese të mbetet pa fuqi vendimmarrëse.

Kjo pasi që të tre gjyqtarëve aktualë të kësaj gjykate pritet që këtë muaj t’u skadojë mandati, ndërkohë që për të pasur kuorum Kushtetuesja duhet t’i ketë së paku 7 gjyqtarë nga 9 sa ka gjithsej.

Njohësit e legjislacionit konsiderojnë se një gjë e tillë e dëmton në masë të konsiderueshme Gjykatën Kushtetuese, pasi nuk mund të trajtohen fare lëndët e parashtruara.

Eco Higjiena

Sipas tyre, procedurat për të ardhur deri te zgjedhja përfundimtare e gjyqtarëve mund të marrin kohë deri në mes të verës ose në vjeshtë.

Në anën tjetër presidenti Hashim Thaçi ende nuk ka emëruar anëtarët e rinj të KQZ-së, ndonëse ky institucion nuk është duke funksionuar qe një kohë të gjatë.

Të nominuarit për anëtarë të këtij institucioni nga opozita fajësojnë pikërisht kreun e shtetit për një zvarritje të tillë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.