Fundamenti

Bllokohen 45 milionë euro në OSHP

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Hiç më pak se 125 tenderë me vlerë prej më shumë se 45 milionë euro, janë bllokuar deri më tash nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), pasi që ky i fundit në mungesë të Bordit nuk po mund të shqyrtojë ankesat e kompanive private, që kanë ardhur në këtë institucion në lidhje me parregullsitë që kanë ndodhur gjatë proceseve të prokurimit.

Nga një gushti i këtij viti, bordi i OSHP-së, i njohur ndryshe edhe si gjykata e tenderëve, nuk ka shqyrtuar asnjë lëndë, pasi që kryesuesi, por edhe disa anëtar të bordit janë pa mandat.

Zgjedhja e anëtarëve të bordit të OSHP-së, ka qenë e planifikuar të ndodhë në seancën fundit të Kuvendit të Kosovës, por, një gjë e tillë nuk ndodhi, në mungesë të kuorumit në legjislativ.

Mobi Casa

Gjendja u përkeqësuar edhe më shumë, pasi që kryesia e Kuvendit të Kosovës mori vendim që deri më 7 nëntor 2013, Kuvendi të shkoj në pushim për shkak të pjesëmarrjes së deputeteve në fushata parazgjedhore në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti.

Marrja e këtij vendimi e ka pamundësuar përzgjedhjen e anëtarëve të tij të bordit të OSHP-së, së paku deri në këtë kohë kur do të mbahet seanca e parë…. (“Zëri”)