RCCOLA

Bllokimi i veriut – analistët thonë se aleatët duan stabilitet në Ballkan: Mos t’i mbahet ana veç të fortit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Vendosja e barrikadave në veri ka ngritur edhe më shumë tensione në atë pjesë, ndonëse edhe përkundër thirrjeve është të ndërkombëtarëve largimi i tyre nuk ka ndodhur, raporton Ekonomia Online.

Nga KMDLNj nuk e shohin si arritje pasi Kosova përballë Serbisë është e dobët mirëpo ndryshme thonë edhe udhëheqësit e qeverive të mëhershme.

Zv.ministrja në Qeverinë Haradinaj, Magbule Shkodra për Ekonomia Online thotë se interesi i ShBA-së dhe Bashkimit Evropian është që të ketë stabilitet në Ballkan.“Unë besoj që po. Rrethanat gjeopolitike tani më veç po shihen, janë plotësisht ndryshe, nga ato që kanë qenë shumë vite më parë dhe perëndimi, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian janë shumë të interesuar që të kemi stabilitet dhe siguri edhe në Ballkan. Kjo është njëra prej edhe arsyeje që tani shohim një interesim shumë më të madh në mënyrë që të arrihet edhe marrëveshja finale”.

Uji Dea

Shkodra thotë se presioni nuk po i bëhet vetëm Kosovës, por edhe Serbisë derisa thekson se duhet të kemi besim te ndërkombëtarët.“Unë mendoj që nuk po i kërkohet vetëm Kosovës, ka presione edhe Serbia sepse do të thotë miqtë tanë ndërkombëtar janë të interesuar për siguri në rajon. Këtë dëshirojnë ta sigurojnë përmes marrëveshjes. Por po i bëhet presion edhe Serbisë, e keni parasysh që tani më veç Komisioni Evropian i ka treguar Serbisë që nëse nuk i vendos sanksione Rusisë do të pasojnë edhe dënimet për të, po mundohen në mënyrën sa më diplomatike në mënyrën që ta mbajmë Serbinë dhe ta futin në ata binarë të integrimit të Bashkimit Evropian”.“Kosovës duhet ta kemi parasysh edhe Qeveria jonë, unë i kuptoj, ne jemi shtet dëshmojmë këtë duke bërë këto veprimet, mirëpo duhet ta kemi edhe një gjë parasysh, ne nuk jemi superfuqi, ne jemi një shtet në të cilën ndërtim na ka ndihmuar miqtë tanë ndërkombëtarë dhe duhet t’i marrim parasysh këshillat e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ata megjithatë gjithmonë po e theksoj se në asnjë mënyrë nuk do të cenohet integriteti dhe sovraniteti i vendit tonë. Ne duhet të kemi besim në ta siç kemi pasur besim për arritjet tona deri këtu”, thotë më tej Shkodra.

Mirëpo nga KMDLNj nuk shohin rezultat për këtë. Sipas tyre gjithnjë i mbahet anë të fortit.Behxhet Shala kryetar i këtij Këshilli, thotë se Kosova përballë Serbisë është e dobët dhe se interesi më i madh është për shtetin serb, raporton EO.

“Ne realisht përballë Serbisë jemi më të dobët në çdo aspekt dhe interesi i perëndimit është shumë më i madh kah Serbia se që është nga ne”.“Kështu siç jemi të ndarë në katër anët, kur ne luftën nuk e bëjmë as me Serbinë, as me Rusinë, as me askënd sepse nuk kemi fuqi. Ne luftuam e bëjmë midis veti”, thotë Shala.