Fundamenti

Bllokimi i negociatave dhe mundësitë për arritjen e koalicionit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Dy subjektet më të votuara nga zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, vazhdojnë të mos jenë unike rreth një marrëveshjeje për bashkëqeverisje, teksa java që po vjen pritet të jetë vendimtare për fatin e këtij koalicioni.

Po ashtu të hënën presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do ta presë në takim kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin për ta propozuar kandidatin për kryeministër për formimin e qeverisë së re, shkruan sot Zëri.

HW

Njohësi i çështjeve politike Mazllum Baraliu, duke i komentuar zhvillimet e fundit mes LDK-së dhe LVV-së, për “Zërin” ka thënë se ende ekzistojnë gjasa reale që koalicioni mes dy partive të ndodhë. Kjo pasi, sipas Baraliut, nuk ekziston skenar tjetër i mundshëm në tavolinë. “Mendoj që ende ekzistojnë gjasat që koalicioni LDK – LVV të arrihet. Për më tepër tani pas konstituimit të Kuvendit nuk do të duhej të kishte as pikë zero e as kthim mbrapa, por tanimë raportet janë më të qarta dhe ekziston mundësia që të dyja palët t’i baraspeshojnë realisht synimet dhe kërkesat e tyre për përgjegjësitë e tyre. Do të ishte jobalancuese dhe asimetrike që edhe kryetari i Kuvendit, edhe nënkryetari i parë dhe presidenti t’i shkonin njërit subjekt dhe subjekti tjetër të marrë vetëm pjesën tjetër”.

Sipas tij, për arritjen e këtij koalicioni kanë vendosur qytetarët e Kosovës më 6 tetor të vitit të kaluar dhe çdo veprim kundër këtij skenari nga cilado parti dëmton rëndë interesat e qytetarëve. “Marrëveshja do të duhej të lidhej, mendoj që tashmë është e qartë që pa një marrëveshje për koalicion jo vetëm që do të zhgënjehej populli i Kosovës, por të dyja këto subjekte thjesht kanë përgjegjësi morale ndaj votuesve të tyre që ta arrijnë këtë marrëveshje”./Zëri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.