ARKATANA

Bllokimi i Kuvendit vonon liberalizimin e vizave

/ 1 minutë lexim
KKVITI

​Komisioni evropian nuk ka ndonjë datë se kur mund ta sjellë misionin vlerësues për përmbushjen e kritereve për liberalizmin e vizave pas publikimit të raportit të dytë muajin e kaluar.

Nga Ministria e Integrimit Evropian kanë thënë se janë duke analizuar raportin e Komisionit dhe se brenda muajit gusht do ta bëjnë planin e veprimit për përmbushjen e këtyre rekomandimeve. Por ky proces mund të ngecë për aq kohë sa Kuvendi i Kosovës është jofunksional, shkruan sot Koha Ditore.

ARKATANA

Koordinatori për liberalizimin e vizave, Besnik Vasolli, i ka thënë gazetës se janë disa ligje të cilat presin miratimin nga deputetët e Kuvendit.