ARKATANA

Bllokimi i Kuvendit, precedent i rrezikshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Opozita ka shënuar hapa pas me veprimet e fundit bllokuese në Kuvendin e Kosovës, ka thënë Marko Prelec, drejtor në “Grupin për Hulumtim të Politikave në Ballkan”.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Prelec ka theksuar se edhe tërheqja nga marrëveshjet e Brukselit, ashtu siç po insiston opozita nuk është zgjidhje, pasi çdo herë do të gjenden mënyra të cilat Kosovës do t’i kërkohen në dialog.

Prelec ka treguar për pritjet dhe zhgënjimin që ka pësuar në partinë më të madhe opozitare, lëvizjen “Vetëvendosje”, si frymë e re në politikën kosovare.

FIDANISHTJA

“Por kjo që ndodhi së fundi është një fatkeqësi. Unë do t’i pyesja ata dhe deputetët nga partitë e tjera opozitare që hodhën vezë – a dëshironi që kjo t’ju ndodhë juve, kur të dilni për të folur herën tjetër në foltore?”, ka thënë Prelec. “Sepse ka patjetër njerëz që besojnë po aq fort sa e bëni ju, se është opozita ajo që po kërcënon shtetin e Kosovës. Kuvendi duhet të jetë vendi ku anëtarët mund të flasin me të gjithë qytetarët, si dhe audiencën e tyre”.

Prelec ka vlerësuar se, askush nuk ka të drejtë t’i heshtë dhe ndërpresë të tjerët.

http://koha.net/?id=27&l=77320

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.