RCCOLA

Bllokimi i Kuvendit nga opozita, shkelje e rregullores

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli deklaroi se sjellja e opozitës në Kuvend, është shkelje e rregullores së këtij institucioni.Këto komente Veseli i bëri në tryezën politike “Qasjet aktuale të pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

“Ne kemi ligjet dhe Kushtetutën, po ashtu Kuvendi ka rregullore. Bllokada është kundër të gjitha rregulloreve dhe ligjeve në vend, po ashtu është një gjendje e pahijshme, shumica mund të bëjë edhe shumë ndryshime”, ka thënë ndër të tjera Veseli.

Uji Dea

Ai tha se opozita me këtë po bllokojnë edhe nxjerrjen edhe të shumë ligjeve që janë shumë të rëndësishme për qytetarët dhe vendin.