Bllokimi çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme
Analistët politik vlerësojnë se kriza politike, është ende prezente, edhe pse tashmë, Gjykata Kushtetuese e ka thënë fjalën e saj, nëpërmjet vendimit me të cilin e rrëzoi Isa Mustafën nga posti i kryeparlamentarit, për shkak se procedura e zgjedhjes së tij sipas gjykatës rezultoi jokushtetuese.
Sipas analistëve, nëse blloku opozitar vazdhon me bllokim, atëherë vendi mund të shkojë në tjera zgjedhje të jashtëzakonshme, edhe pse është kërkesë e shoqërisë civile në vend si dhe miqve ndërkombëtar që të shmanget ky opsion. /Kosova Sot /

