RCCOLA

Bllokada në dialog lë pezull marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Tash sa kohë procesi i dialogut Kosovë- Serbi ka mbetur i bllokuar dhe ende nuk dihet se kur do të ketë rifillim të tij, marrë parasysh deklaratën e BE-së se tash për tash nuk do të ketë rund të ri të dialogut.

Bllokimi i këtij procesi ka lënë pezull edhe marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. si dhe aneksin e zbatimit.

Në partinë në pushtet , Lëvizjen Vetëvendosje thonë se nuk mund të ketë zbatim të kësaj marrëveshjeje përderisa nuk ka nënshkrim të saj.

Sipas deputetit Arbër Rexhaj afati për zbatimin e kësaj marrëveshjeje edhe mund të shtyhet porse i nevojshëm është nënshkrimi nga ana e Serbisë.

“Nuk mund të zbatojmë marrëveshje që nuk kanë një lloj serioziteti të zbatimit prej Serbisë. Duhet nënshkrim dh enjë lloj zotimi. Edhe nëse përfundon ky afat, ky është dialog dhe mund të zgjatet problemi është se nuk ka sinqeritet nuk mund të ketë vetëm dakordim pa pasur nënshkrim”, tha Rexhaj.

Uji Dea

Opozita ndërkaq fajëson qeverinë për, siç thotë, barazim të Kosovës me Serbinë në proces të dialogut.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti, thotë se procesi i dialogut duhet zhbllokuar teksa kritikon kryeministrin Kurti për thirrjet e vazhdueshme drejtuar Serbisë për nënshkrim të marrëveshjes.

Procesi i dialogut ka ngec dhe për me keq shikoni në cfarë situatë jemi…..tash kryeministri i vendit tonë i bënë thirrje presidenti serb për ditë për ta nënshkruar këtë marrëveshje për cka janë pajtuar dhe një mekanizëm i cili është më i dëmshëm se ai i viti 2013, kemi të bëjmë me humbje kohe dh enjë kompremtim të panevojshëm të imazhit të vendit tonë pa nevojë. Pa meritueshëm vendi unë po barazohet me Serbinë dhe kjo falë kësaj qeverie…..”, tha Pajaziti.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve në Bruksel më 27 shkurt të vitit të kaluar , teksa më 18 mars 2023 në Ohër u dakorduan për Aneksin për zbatimin e saj. /Rtv21