UBT

Bllokada më 1 shtator e sigurt, skenari ende mister

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Dërguti: Ka më shumë se një javë që kemi filluar me tubimet mobilizuese gjithandej nëpër qendrat tona në tërë Kosovën, ku anëtarët e kryesisë dhe deputetë të lëvizjes vetëvendosje janë duke shkuar në secilën qendër duke mbajtur takime me strukturat dhe tubime me qytetar, dhe duke i bërë thirrje që të bashkohen në protestën e 1 Shtatorit.

“Kosova Sot”: Si po bëhet gati ‘Vetëvendosja’ për protestën e 1 shtatorit?

Dërguti: Ka më shumë se një javë që kemi filluar me tubimet mobilizuese gjithandej nëpër qendrat tona në tërë Kosovën, ku anëtarët e kryesisë dhe deputetë të lëvizjes vetëvendosje janë duke shkuar në secilën qendër duke mbajtur takime me strukturat dhe tubime me qytetar, dhe duke i bërë thirrje që të bashkohen në protestën e 1 Shtatorit.

“Kosova Sot”: Opozita nuk është e bashkuar në këtë protestë si herëve të tjera. Pse nuk po arrini që së bashku me partitë tjera opozitare, AAK dhe Nisma të organizojnë këtë protestë dhe sa do ta zbehë kjo protestën e 1 shtatorit?

Dërguti: Ne kemi provuar t’i kontaktojmë liderët e këtyre dy partive, por nuk kemi marrë përgjigje dhe më duket pak e çuditshme mospjesëmarrja e tyre në këtë protestë, meqenëse ata në qershor kanë mbajtur një protestë në momentin kur nuk ka pasur ndonjë zhvillim konkret rreth çështjes së Demarkacionit. Tashmë kur jemi në prag të seancës, kur edhe tentohet të votohet kjo marrëveshje NISMA dhe AAK-ja janë shumë pasiv sa i përket protestës për të mos thënë se janë tërhequr fare nga ideja e protestës. Sidoqoftë lëvizja ‘Vetëvendosje’ në shumicën e kohës përgjatë ecjes së saj të gjatë për këto 11 vite ka qenë e vetme, dhe e vetmja ajo e cila ka organizuar në vazhdimësi protesta dhe neve na mobilizon kauza pavarësisht bashkëpunëtorëve, që mund t’i hasim gjatë rrugës. Do të ishte mirë natyrisht që ata t’i bashkoheshin kësaj proteste, sepse gjithnjë e më shumë njerëz do duhej të ishin pjesëmarrës në këtë protestë për një çështje kaq të rëndë- sishme, pro sidoqoftë besoj se tashmë qytetarët e kanë kuptuar çështjen e Demarkacionit dhe për këtë ka argumente të mjaftueshme, duke u nisur nga peticioni i nënshkruar nga protestat e mëhershme dhe besoj se do të jetë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, që do të dalin në këtë protestë.

FIDANISHTJA

VV-ja nuk po e braktis kauzën

“Kosova Sot”: Dihet se VV-ja është shquar më tepër në kundërshtimin e Asociacionit, ndërsa AAK-ja ngriti zërin sidomos për Demarkacionin me Malin e Zi. A po përpiqet VV-ja ta marrë përsipër kauzën, duke harruar kontributet e opozitarëve të tjerë ?

Dërguti: Unë do të kisha thënë që VVja nuk po e braktis kauzën sa i përket çështjes se kush e ka nisur çështjen e Demarkacionit, po t’i kthehemi mbrapa kur ne lëvizja ‘Vetëvendosje’ ka folur për herë të parë për Demarkacionin, para afro 6 viteve më herët dhe po ashtu në mandatin e kaluar kanë qenë deputetët tanë të cilët e kanë ngritur këtë çështje, por edhe kësaj here, edhe gjatë këtij mandati për herë të parë për çështjen e Demarkacionit kam fol konkretisht unë në një deklarim jashtë rendit të ditës para se të ndjekjet si kauzë. Por nuk është çështja e marrjes së monopolit mbi kauzën, pasi ajo është e rëndë- sishme për vendin të cilës do duhej t’i bashkoheshin dhe ta shtynin përpara të gjithë pavarësisht se kush. Por, tani do duhej të shtrohej pyetja se kush po e braktis kauzën dhe jo kush po mundohet ta marrë. Tanimë kemi mbetur të vetmit që vazhdojmë të protestojmë ashtu siç kemi thënë që nga fillimi se do ta pengojmë këtë marrëveshje për Demarkacionin. Mbase kjo edhe është pyetje për AAK-në dhe NISMA-n.

“Kosova Sot”: Në çfarë forme do të përpiqeni ta bllokoni marrëveshjen për Demarkacion në seancën e 1 shtatorit?

Dërguti: Ende nuk i kemi diskutuar detajet, por ne do të përpiqemi që me çdo kusht ta pengojmë seancën për Demarkacionin dhe nuk mund të flas tani për detajet, pasi nuk kemi folur as për brenda lëvizjes për këto detaje akoma.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.