ARKATANA

Bllokada institucionale stagnon rritjen e sivjetme ekonomike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rritja ekonomike në vend për këtë vit nuk do të jetë ashtu siç ishte planifikuar. Ajo do të jetë më e ulët se që është planifikuar. Nga 3.7%, sa ishte planifikuar të jetë rritje ekonomike, ajo nuk pritet të jetë më lartë se 3%.

Si shkruan gazeta Tribuna, shkak për këtë thuhet të jetë rënia e investimeve qeveritare dhe rënia e investimeve të huaja direkte. Kjo është konfirmuar edhe nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), sipas së cilës, rritja e tanishme ekonomike është rezultat i rritjes së konsumit për shkak të rritjes së pagave në sektorin publik që ishte bërë këtë vit.

“Norma e rritjes ekonomike për vitin 2014, sipas projeksioneve të BQK-së, parashihet të jetë rreth 3%, që është më e ulët se sa parashikimi fillestar prej 3.7%. Ky revidim është bërë kryesisht për shkak të nivelit më të ulët të investimeve publike në tremujorin e dytë dhe të tretë, rënies së theksuar të investimeve të huaja direkte në tremujorin e dytë, por edhe rritjes së importeve në tremujorin e tretë.

ARKATANA

Rritja për vitin 2014 bazohet kryesisht në rritjen e konsumit, ndërsa investimet dhe neto eksportet pritet të kontribuojnë negativisht”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së.

Sipas këtij raporti, të hyrat buxhetore neto deri në shtator 2014 shënuan nivel të ngjashëm me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, duke arritur vlerën prej 964 milionë eurosh./Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.