Uji Dea

Bllok brenda bllokut

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kërkesa për ridizajnim të marrëveshjes brenda bllokut LVAN nuk po gjen mirëkuptim në AAK. Kësisoj, LDK po e shqyrton mundësinë e largimit nga koalicioni i formuar 5 muaj më parë. Por, në këtë linjë nuk pritet të veprojnë VV, AAK dhe NISMA. Këto të fundit pas disa takimeve në dy ditët e fundit kanë vendosur që të ruajnë bashkëpunimin mes tyre.

Burime të gazetës Tribuna brenda bllokut bëjnë të ditur se LDK nuk e ka ndërmend të vazhdojë bashkëpunimin e paraparë më marrëveshjet e arritura më 10 qershor dhe 10 shtator, që ia pamundëson kësaj partie postin e kryeministrit. Tani partia e Isa Mustafës, me çdo kusht po insiston në udhëheqjen e Qeverisë.

Mobi Casa

Gjithnjë sipas këtyre burimeve VV, AAK dhe NISMA po e shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një blloku te ri i cili do të regjistrohej si subjekt i përbashkët parlamentar dhe në këtë formë do të qëndronin në opozitë për të kundërshtuar çdo nismë të Qeverisë. I kontaktuar nga gazeta, Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se nuk ka përgjigje për këtë opsion…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.