GRANDEMALL

Bllaca trimëron dëshmitarët tjerë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Dënimi i ulët që iu shqiptua Nazim Bllacës, po ndikon që të tjerët t’i rrëfehen EULEX’it për të gjitha vrasjet, vetëm e vetëm ta marrin statusin e dëshmitarëve bashkëpunues. Sipas ekspertëve juridikë dhe psikologëve, shpresa e këtyre njerëzve është që të dënohen më pak për krejt krimet e kryera. Por, mbetet të shihet nëse tre dëshmitarët e rinj që po bashkëpunojnë me misionin e BE’së për sundimin e ligjit, do t’i zbulojnë vrasjet e rënda të pasluftës.

Duket se Nazim Bllaca e ka ngreh këmbën zhag. Dënimi minimal për krimet e bëra që i është shqiptuar atij për hir të bashkëpunimit me EULEX’in, sipas ekspertëve dhe psikologëve po ngrit precedent për raste të tjera. Kjo sipas tyre ka ndikuar edhe tash, kur tre dëshmitarë të rinj kanë pranuar të bashkëpunojnë me misionin ndërkombëtar për sundimin e ligjit në Kosovë.

Megjithëse, sipas tyre nuk është Bllaca ai që po ia jep këtë mundësi këtyre dëshmitarëve, por është vet drejtësia që po i stimulon ata për të rrëfyer të gjitha vrasjet e kryera pas luftës në Kosovë.

Psikologu Agim Selimi thotë se është e qartë që dënimet e vogla ndikojnë në psikikën e njeriut, që të vendos e të bëhet dëshmitar i cili bashkëpunon me drejtësinë. “Kjo gjë është stimuluese dhe ndikon drejtpërdrejt në atë person”, thotë Selimi për Express.

Madje sipas tij ndodh që drejtësia vet i shqipton këto dënime, në mënyrë që të arrijë më shumë rezultate në mbledhjen e dëshmitarëve dhe provave. “Pasi e sheh që dënimi i vogël menjëherë ndikon që një person të pranojë të rrëfehet”, pohon ai.

Njëjtë mendon edhe avokati Artan Qerkini. Sipas tij, EULEX në këtë rast shqipton dënime të ulëta për dëshmitarët bashkëpunues vetëm e vetëm që të arrijë t’i bind personat e caktuar të bashkëpunojnë me ta.

“Sepse secili nga këta dëshmitarë mundohet që të përfitojë benefite nga ky status, pasi ata do të marrin automatikisht dënime më të vogla për aktet e kryera sesa në rastin kur ata nuk janë dëshmitar bashkëpunues”, thotë Qerkini për Express.

UBT

Pavarësisht këtij fakti, Qerkini mendon se EULEX duhet të ketë shumë kujdes kur të vendos t’ia japë një personi statusin e dëshmitarit bashkëpunues. “Duhet të kenë shumë kujdes në plotësimin e kushteve ligjore. Dëshmitari duhet ta ketë të besueshme dëshminë dhe dëshmia e tij duhet të qojë në zbardhjen e tërësishme të rastit”, thotë ai.

E jo sipas tij të veprohet sikurse deri më tash. Kjo pasi mendon se vlerësimet e gjykatës deri tani ka qenë pak të ngutshme, sidomos në rastin “Kleçka”.

“Në atë rast konsideroj që gjykata është ngutur kur i ka dhënë dëshmitarit X, statusin e dëshmitarit bashkëpunues pasi dëshmia e tij nuk ka qenë aq e qartë dhe për këtë kemi shumë shembuj, duke u nis nga deklaratë që kanë qenë shumë kundërthënëse e deri tek ekspertiza grafologjike që i është bërë ditarit të tij”, thotë avokati.

Pas dënimit të Nazim Bllacës me 4 vite e 5 muaj burg për krejt krimet e kryera, së fundmi statusin e dëshmitarëve bashkëpunues e kanë marrë edhe tre persona të tjerë, të cilët siç thuhet do të rrëfejnë për të gjitha krimet e bëra pas luftës, të cilësuara si vrasje “politike”.

Besnik Hasani, Shpend Qerimi dhe Shkumbin Mehmeti kanë fituar statusin e dëshmitarit. Të tre janë të dënuar me burgim mbi 30 vjet. Hasani dhe Qerimi kanë qenë policë, ndërsa Mehmeti i dënuar për vrasjen e një polici të UNMIK-ut.

Ata kanë filluar të japin dëshmi për krime të kryera në rajonin e Prishtinës dhe në Rrafshin e Dukagjinit. Dëshmitarët thuhet sejanë ofruar vetë në dispozicion për të dëshmuar për krimet me anë të së cilave mund të zbardhen vrasja e Xhemajl Mustafës, Tahir Zemajt, Rexhep Lucit e të tjera./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.