RCCOLA

Bllaca : Rregullorja e pa qartë për nxënësit problematik

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – I sugjeroj DKA-së, që t’iu lihen me shumë kompetenca drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve të shkollave që të merren me nxënës problematik, sepse mendoj se ata më së miri i njohin nxënësit me të cilët punojnë. Komisioni për Masa Disiplinore në DKA ua ka pa mundësuar kujdestarëve të klasave të marrin masa ndaj nxënësve të cilët e thyejnë rregulloren e shkollës, sepse edhe ashtu, procedurat për ta larguar një nxënës kanë qenë tejet të gjata” shprehet Saranda Bllaca – anëtare e komisionit për masa disiplinore për nxënës në DKA.

Kuvendi Komunal i Gjilanit, pati formuar një Komision për Masa Disiplinore ndaj nxënësve të shkollave të mesme në Komunën e Gjilanit, i përbërë nga 3 anëtare, dy përfaqësues nga DA dhe një përfaqësues nga Kuvendi Komunal i Gjilanit.

Në këtë komision si anëtare e këtij komisioni nga komiteti i arsimit, është votuar unanimisht nga të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal në vitin 2010 edhe Saranda Bllaca.

Që atëherë ajo thotë se ka punuar në këtë komision së bashku me dy zyrtarët e arsimit,Halim Vranovci si dhe Jetmir Jerliu.

Bllaca thotë se duke e marrë parasysh që nëpër shkolla kemi pasur probleme jo të pakta me nxënës problematik (e që edhe sot kemi jo pak), kemi hasur shpesh herë edhe në vështirësi si Komision pasi që Rregullorja nuk është e qartë sa duhet.

RCCOLA

Bllaca thotë se Rregullorja e cila është nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Gjilanit më datën 09.10.2009, për të drejtat dhe obligimet e nxënësve, veprimet e ndaluara, shkeljet e lehta dhe të renda, është e pa qartë, pasi që i përshkruan vetëm veprimet e ndaluara të nxënësve në shkollë, por nuk i përcakton masat disiplinore që duhet të ndërmerren ndaj nxënësve që e shkelin kodin e mirësjelljes, pos në rastet kur ata tejkalojnë numrin e mungesave të pa arsyeshme.

“Për shkak të kësaj rregullore jo të qartë, unë shumë shpesh si anëtare e këtij komisioni, jam ndier jo mirë dhe kemi hasur në vështirësi, pasi që numri i nxënësve problematik nëpër shkollat e mesme, nuk është i vogël. Gjithashtu, kemi pasur raste nga më të ndryshmet në komision, ku edhe jemi detyruar të largojmë (përjashtojmë) nxënës nga shkolla me të drejtë shkollimi në komunat tjera, e që mendoj se ka pasur dhe ka shumë nxënës të tjerë të cilët kanë tejkaluar numrin e mungesave të pa arsyeshme, e që numri i atyre mungesave ka shkuar shume lart, (është fjala gjithnjë për mungesa të pa arsyeshme), por që nuk janë paraqitur ne komision nga ana e disa kujdestareve të klasave” thotë Bllaca.

Për këto arsye si dhe një bashkëpunim jo shumë i ngushtë në mes të anëtarëve të këtij komisioni, unë – anëtare e këtij komisioni, kam menduar shumë herë të tërhiqem nga ky komision, por duke menduar se jemi në fund të vitit shkollor, dhe në vit të zgjedhjeve lokale, mendoj se ky komision nuk do të ketë më punë deri në muajin shtator, e që në vitin tjetër akademik, sigurisht se me këtë rregullore unë nuk do të pranoj të jem pjesë e këtij komisioni tha Bllaca.

Bllaca i ka sugjeruar Drejtorisë së Arsimit në Gjilan që ta vejë në diskutim edhe njëherë këtë rregullore në mënyrë që të shqyrtoj plotësimin dhe ndryshimin eventual të kësaj rregulloreje.
“Si dhe, i sugjeroj DKA-së, që t’iu lihen me shumë kompetenca drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve të shkollave që të merren me nxënës problematik, sepse mendoj se ata më së miri i njohin nxënësit me të cilët punojnë. Komisioni për Masa Disiplinore në DA ua ka pa mundësuar kujdestarëve të klasave të marrin masa ndaj nxënësve të cilët e thyejnë rregulloren e shkollës, sepse edhe ashtu, procedurat për ta larguar një nxënës kanë qenë tejet të gjata” shprehet Saranda Bllaca – anëtare e komisionit për masa disiplinore për nxënës në DKA./rajonipress/