UBT

Blinkeni nuk e pa të rëndësishme takimin me Kurtin në Konferencën e Munchenit, “sulmet” ndaj zyrtarëve amerikanë po lënë pasoja

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Analisti politik, Albinot Maloku, ka thënë se në konferencën e Munchenit ku u diskutua për sigurinë globale, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nuk e ka parë të rëndësishme që të takohet me kryeministrin Albin Kurti, derisa ai takoi presidentin serb, Vuçiq.

Për Ekonomia Online, Maloku ka thënë se arsyetimet e delegacionit të Kosovës që për çështje teknike nuk ka ndodhur takimi i Kurtit me Blinkenin, nuk duken arsyetime serioze.“Qasja e paorientuar në kritikë e qeverisë aktuale të Kosovës në raport me personalitete të caktuara të angazhuara nga SHBA-ja për çështjen e Kosovës gjithsesi se do të lërë pasojat e veta tek instancat e caktuara në Washington. Arsyet që për çështje teknike nuk ka ndodhur takimi me Blinkeni nuk mund të duken serioze”, deklaroi Maloku.

“Përveç kësaj mungese të këtij takimi me sekretarin amerikan Blinken, që i njëjti u takua me presidentin e Serbisë, kjo në një formë ose tjetër tregon që sekretari Blinken nuk e ka parë të rëndësishëm që të takohet me kryeministrin e Kosovës”, tha ai.

Eksponentë të VV-së dhe përkrahës të Kurtit kanë sulmuar dhe ofenduar shpesh zyrtarët amerikanë. Ish-emisari amerikan, Richard Grenell, atëherë këshilltar i presidentit Trump, nga zyrtarë e aktivistë të Vetëvendosjes, shahej se e kishte rrëzuar Qeverinë Kurti 1. Ai cilësohej si njeri i afërt me Serbinë dhe që ia mbante anën Thaçit në Kosovë (?!). Nëpër rrjete sociale, ai ishte fyer masivisht edhe për orientimin e tij seksual.

Mobi Casa

Akuza se po i mban anën Serbisë ka pasur edhe të dërguarit aktual për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar, i cili mban postin e Zëvendës-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit.

Këto akuza ndaj zyrtarëve të lartë amerikan kinse për lidhje me Serbinë, vijnë zakonisht në kohën kur kryeministri Albin Kurti “acaron” raportet me Amerikën.“Në Konferencën e Munichut, duhej të shkonin edhe përfaqësues të FSK, jo vetëm të politikës”.

Analisti Albinit Maloku tha se në Konferencën e Munchenit problematikë tjetër ishte se Kosova, në një konferencë ku diskutohej për sigurinë, atje ka marrë pjesë vetëm me përfaqësues politikë dhe asnjë përfaqësues të strukturave të sigurisë.“Problematikë tjetër aty ishte që Kosova shkoi atje vetëm me akterë politikë, me kryetarin e shtetit dhe kryeministrin e vendit. Ishte ‘interesante’ që nuk pat përfaqësues të FSK-së, apo të organeve të tjera të sigurisë. Kam një vërejte që krerët e Kosovës e shfrytëzuan këtë takim, që faktikisht ishte kryesisht politik, por pa një peshë të rëndësisë së veçanta që do të duhej që t’i jepnin krerët këtij takimi për Kosovën”, tha ai.