Fundamenti

Blinken njofton për bisedën me Kurtin, s’i harron qytetarët e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shkruar në Twitter për bisedën e sotme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Blinken ka thënë se e ka falenderuar Kurtin për pritjen e afganëve, ndërsa s’i ka harruar as qytetarët e Kosovës, teksa ka rikujtuar se shumë prej tyre vetë dikur ishin refugjatë, raporton Gazeta Express.

“Në bisedën time sot me Kryeministrin e Kosovës Albin Kuri e falenderova qeverinë dhe popullin e Kosovës për pritjen e afganëve në rrezik. Qytetarët e Kosovës, shumë prej të cilëve dikur refugjatë vetë, sërish kanë demonstruar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, shkroi Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

ARKATANA

Për këtë bisedë, po në Twitter shkroi edhe Kurti, i cili tha se miqësia e Kosovës me SHBA-në po bëhet më e fortë.

“Kënaqësi të flasësh me sekretarin Antony Blinken sot. Ai shprehu vlerësimin e Presidentit Biden për mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë. Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA-në është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, shkroi Kurti.

Rresh 700 afganë të cilët u evakouan nga vendi i tyre për shkak se talebanët e morën pushtetin, janë pranuar në Kosovë. Kosova ka marrë përsipër që t’i pranojë edhe qindra afganë të tjerë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.