GRANDEMALL

Blinken: Kosova dhe Serbia të zgjidhin paqësisht çështjen e targave

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të zgjidhin në mënyrë paqësore çështjen e targave.

Kjo pasi po afrohet 31 tetori, afati i fundit për ndërrimin e targave me inicialet e qyteteve të Serbisë nga periudha e para luftës do të mund të përdoren në Kosovë.

The Pavlovic shkruan se, javën e kaluar i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe homologu i tij evropian, Miroslav Lajçak, patën diskutime në Kosovë dhe Serbinë, por që ende nuk kanë dhënë rezultate.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, u pyet lidhur me mesazhin e Sekretarit Blinken për Prishtinën dhe Beogradin, duke pasur parasysh se afati i 31 tetorit po afrohet me shpejtësi për ndërmjetësimin e marrëveshjes për targat, teksa përsëriti mbështetjen amerikane për bisedimet Serbi-Kosovë.

“Mesazhi ynë për këtë ka qenë konsistent. Ne e mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, u shpreh Price.

Uji Dea

Tutje ai shtoi se Blinken ka folur edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Nga të dy kërkoi angazhim të vazhdueshëm për të siguruar paqe dhe stabilitet.

“Kjo është arsyeja pse Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Gabel Escobar, ishte në Prishtinë dhe Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, edhe vetë Sekretari ka qenë thellësisht i angazhuar në këtë. Ai foli me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti në fillim të këtij muaji, më 11 tetor, besoj se ishte. Ai nënvizoi mbështetjen tonë për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja. Ai kërkoi angazhim të vazhdueshëm konstruktiv për të siguruar paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin”, vazhdoi tutje Price.

Price tha se ka shpresë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë dialog të BE-së. Ne do të vazhdojmë të jemi partner si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë me shpresën se ato mund ta zgjidhin këtë mosmarrëveshje në mënyrë paqësore gjatë ditëve në vijim”, tha Price për The Pavlovic Today.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.