GRANDEMALL

Blinken i drejtohet Forumit Ndërkombëtar me fjalinë e ish sekretares Albright: Lufta në Kosovë ishte përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sot në Prishtinë për herë të parë po mbahet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ndërsa të pranishmëve i është drejtuar me një video-mesazh edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari i shtetit më tej deklaroi se Forumi në Prishtinë i përmbledh dy gjëra që ishin për zemër për ish sekretaren e shtetit, Madeleine Albright: popullin e Kosovës dhe çështjen e fuqizimit të të drejtave të grave, transmeton Telegrafi.

Sekretari i shtetit, Blinken më tej theksoi se ish sekretarja Albright kishte luftuar për të drejtat e grave në të gjitha aspektet, ndërsa përmendi faktin se Kosova deri tani ka dy gra presidente.

Ai përmes një video-mesazhi po ashtu përmendi luftën në Kosovë, duke cituar ish sekretaren se “ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme”.

Mobi Casa

“…Lufta në Kosovë ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme, ndërmjet mostolerancës së dhunshme dhe respektimit të të drejtave të njeriut, mes tiranisë dhe demokracisë….”, tha ai, duke cituar ish sekretaren amerikane.

Më tej sekretari Blinken foli edhe për ndërhyrjen e NATO-s.

“Ne fituam sepse aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë. Kauza jonë ishte e drejtë dhe për shkak të popullit të Kosovës” u shpreh Blinken, gjersa citonte fjalët e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.