UBT

Blinaja organizon takim festiv, e shpall fitoren e Lutfi Hazirit e LDK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Blinaja i ka konfirmuar mbështetjen maksimale kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, në tubimin e organizuar nga banorët atje, ku është prezantuar edhe kandidati për Asamble nga radhët e LDK-së, Atdhe Murtezi.

Takimin e ka hapur kryetari i Nëndegës, Kushtrim Murtezi, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për investimet e mëdha që kanë bërë gjatë qeverisjes katër vjeçare.

Për këtë takim festiv dhe për mbështetjen tash e 30 vjet, banorët e Blinajës i ka falënderuar vet kryetari, Lutfi Haziri, duke i përgëzuar për organizimin e jashtëzakonshëm të banorëve të kësaj zone në të mirë të komunitetit.

Mobi Casa

“Blinaja sonte organizoi tubim të formatit festiv. Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe besimin e madh ndaj meje dhe LDK-së tash e 30 vjet. Unë funksionoj mbi parimin se për punët e kryera s’ka faleminderit. Zotohem se edhe disa projekte që na kanë mbetur në këtë pjesë në infrastrukturë, do t’i përmbyllim krejtësisht në mandatin e ri. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj. Zoti ju ruajt!”, ka thënë kryetari Haziri.

(Takimi është organizuar në formatin 50 persona në ambient te hapur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)