Hidromorava

Blic e Zyrihut vazhdon avazin e vjetër

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gazeta Blic një e përditshme bulevardeske e Zyrihut, kur janë në pyetje futbollistët me origjinë shqiptare që luajnë në reprezentacionin e Zvicrës, përherë kërkon gjetjen e “qimes në vezë”.

Kjo gazetë edhe në ndeshjen e zhvilluar pardje në stadiumin “Fadil Vokrri”të Prishtinës, në mes Kosovës dhe Zvicrës, që përfundoi me rezultat të barabartë 2:2, e vlefshme për kualifikime në Kampionatin “Euro 2024 “ që do të mbahet në Gjermani, pa kurrfarë shkasi shigjetoi sulmuesin dhe futbollistin më të mirë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas mendimit tonë kjo gazetë me politikë redaktuese të njëanshme dhe koniunkturale po e tregon haptas urrejtjen e saj ndaj lojtarëve shqiptarë që prej vitesh janë shtylla kryesore të skuadrës së Zvicrës.
Kësaj radhe stafin e “Blic” e paska zemëruar momenti kur Xherdan Shaqiri, me të larguar nga loja përshëndetet nga mijëra bashkombës të tij me duartrokitje. Ai në shenjë mirënjohje këtë gjest të tyre e miraton me dorën në zemër.

Ky akt krejt i natyrshëm u përshëndet edhe nga tifozët zviceranë që në Prishtinë, kishin shkuar së bashku me shumë shokë e shoqe shqiptarë për ta përcjellë nga afër këtë ndeshje të cilësuar si takim në mes miqsh.
Blic edhe në korrik të vitit 2018, kur Zvicra e pati gjunjëzuar Serbinë 2 me 1 me golat e Xhakës dhe Shaqirit, në kuadër të botërorit “Rusi 2018” pati vjellë helm e vrer ndaj futbollistëve Shaqiri e Xhaka.

Ata “mëkatuan dhe shkelën bibël e kuran “vetëm pse gëzimin e tyre pas shënimit të golave e shfaqen me simbolin e shqiponjës dykrerëshe. Blic-un nuk e patën penguar thirrjet fashiste ndaj futbollistëve shqiptarë të huliganëve serbë të cilët si në kor korbash kërkonin vrasjen e shqiptarëve, e as kokarda në kokat e tyre relikt i kriminelit famëkeq Drazha Mihajloviq.

FITORJA

Nëse vazhdohet me politikë të tillë redaktuese Blic, jo ç’ do ta humb besueshmërinë e lexuesve,por s’do të përdoret as edhe si letër higjienike për pastrim të prapanicës.

Spekulimet dhe sajimet e pakripë të kësaj gazete janë të kota, sepse yjet Xhaka e Shaqiri, në historinë e futbollit zviceranë do të konsiderohen thesar i patjetërsueshëm.

Ata përherë do të adhurohen dhe çmohen nga të gjitha shtresat e qytetarëve të e Zvicrës.

Pa pikëdyshimi ata dhe bashkëlojtarët e tyre si: Milaim Rama, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Medmedi, Frederik Veseli, Albian Ajeti, Shani Tarashaj, Florent Hadergjonaj etj, janë ambasadorët e parë dhe më të mirë të Republikës së Kosovës në Zvicër./arif ejupi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.