Eko Higjiena

Bletari kampion i Anamoravës: Mjalti të shndërrohet në ushqim ditor

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Metush Maksuti bletar nga Cërrnica e Gjilanit thotë se po të investohej në mënyrë profesionale në sektorin e bletarisë përfitimet do të ishin shumë të mëdha. Maksuti ka krijuar një traditë të mirë në kultivimin, rritjen dhe shumimin e bletëve, që nga këto krijon mjaltë të cilësisë së lartë. Maksuti me profesion është policë komunikacioni, por punën e bletarit thotë se e ka traditë familjare.

Komuna e Gjilanit ka mbi 2500 shoqëri bletësh dhe mbi 100 bletar që merren aktivisht me këtë profesion. Por jo të gjithë e kanë fatin e mirë që të përfitojnë nga ky sektor tejet i vlefshëm në fushën e bujqësisë, raporton rajonipress.

Metush Maksuti nga Cërrnica e Gjilanit ka krijuar një traditë të mirë në kultivimin, rritjen dhe shumimin e bletëve, që nga këto krijon mjaltë të cilësisë së lartë. Maksuti me profesion është policë komunikacioni, por punën e bletarit thotë se e ka traditë familjare.

Maksuti për rajonipress thotë se bletaria është një profesion që donë saktësi dhe përgjegjësi.”Mjalti ka veti shëruese dhe dobiprurëse për të gjitha kategoritë familjare. Do të duhej që mjalti të shndërrohej në ushqim të përditshëm, ashtu siç ndodhë të servohet në familjet më të avancuara dhe edukuara evropiane. Po të investohej në mënyrë profesionale në sektorin e bletarisë përfitimet do të ishin shumë më të mëdha”shprehet ai

GRANDEMALL

Maksuti thotë se sektori i mjaltit ende nuk përkrahet sa duhet. “Ministria e Bujqësisë na ka ndihmuar me subvencione, por jo edhe komuna. Anamorava është e njohur për prodhimin e mjaltit dhe kjo u pa edhe në Panairin 2014 ku vërtet ofruam cilësi të lart të mjaltit” thotë Maksuti.

Maksuti thotë se urgjente për bletarët është nevoja që ata të kenë mundësi ta bëjnë paketimin e mjaltit në kriteret profesionale që parasheh edhe Bashkimi Evropian..

Maksuti tha se vetë fakti që mjalti ka veti çudibërëse e vlen që në këtë sektor të kemi një përqendrim më të theksuar.

Maksuit thotë se 10 bletë vlejnë sa një lopë qumështore dhe këtu qëndron leverdia e këtij ushqimi. “Mjalti duhet të përdoret si ushqim ditor sepse ka veti shëruese dhe ndikon pozitivisht tek të gjitha grupëmoshat” ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.