UBT

Bleta Gashi, bukuroshja që po mahnitë Evropën

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Bleta Gashi është nder modelet me të njohura në Zvicër, derisa fama e saj po rritet me shpejtësi të madh edhe në shtetet tjera të Evropës. Ajo ka filluar të merret me modelizëm qysh në moshën 14 vjeçare, për të vazhduar me shumë sukses edhe në fushën e fotografisë dhe prezantimit të Kosovës në evenimente bukurie . Sigurisht se më nuk është temë e as lajm që Kosova shquhet për vajzat e bukura dhe me shumë sharmë.

Kjo është vërtetuar tashmë shumë herë dhe bukuria kosovare ka lënë dhe po lënë gjurmët e saja gjithandej Evropës dhe Botës.

Një shembull tjetër i veçantë i bukurisë shqiptare është edhe Bleta Gashi, vajza 18 vjeçare me prejardhje nga Mitrovica, por e lindur dhe e rritur në Zvicër.
Bleta Gashi është nder modelet me të njohura në Zvicër, derisa fama e saj po rritet me shpejtësi të madh edhe në shtetet tjera të Evropës.

Ajo ka filluar të merret me modelizëm qysh në moshën 14 vjeçare, për të vazhduar me shumë sukses edhe në fushën e fotografisë dhe prezantimit të Kosovës në evenimente bukurie. Po në këtë moshe, Bleta nënshkruan kontrata profesioniste me dy agjenci prestigjioze të modelimit në Zvicër.

Bleta është shpallur edhe Miss Cyrihu, pastaj ka arritur deri në finale në Miss Zvicra, ndërsa e ka prezantuar denjësisht Kosovën në Miss Europe të mbajtur në Rumani. Në shtetin që nuk e ka njohur Kosovë, Bleta ka arritur të del e dyta në Evropë.

UBT

“Jam modele qysh në moshën 14 vjeçare, atëherë edhe kur fillon seriozisht karriera ime në këtë fushë. Kjo ka qenë ëndrra ime e kamotshme. Gjatë kësaj kohe sa merrem me modelizëm, kam reklamuar produkte të kompanive të njohura botërore, si Chanel, Estelada, etj”, thotë Bleta.

Ajo tregon se ka reklamuar edhe veshje të butiqeve të njohur në Zvicër, derisa është gjendur edhe në ballina të revistave të bukurisë.

Bleta, e cila doli edhe Miss fotogjenia në Zvicër, thotë se ishte kënaqësi ta prezantonte Kosovën në Rumani në Miss Evropën. Ajo tregon arsyet pse nuk doli e para, por e dyta.
“Edhe pse Rumania nuk e ka njohur Kosovën si shtet, unë e kisha nderin që të paraqitesha atje në Miss Evropa. Gjithçka shkojë mirë deri në finale, por meçe nga përfaqësueset e shteteve u kërkua që të sfliojnë me tesha kombëtare, për mua kjo ishte hendikpek, pasi që nuk e kisha me vete veshjen kombëtare shqiptare. E arsyeja pse nuk e kisha me vete ishte se unë e kuptova shumë vonë që do të jem pjesëmarrëse dhe vonë e mora edhe programin prezantues, pasi që isha në Majorka për të xhiruar një video-klip me këngëtarin e njohur K-1”, tregon Bleta.

Ajo thotë se mungesa e veshjes kombëtare ia humbi asaj vendin e parë në Miss Evropa.
Sa i përket planeve për të ardhmen, Bleta kohëve të fundit ka marrë shumë oferta edhe nga Kosova që të pozojë për shtëpi të modës. “Më herët nuk ka pranuar që të punojë me shtëpi mode në Kosovë, por tash gjërat janë përmirësuar dukshëm dhe ofertat e mirë nuk do t’i refuzojë”, thekson ajo, duke shtuar se do të bëjë edhe një foto-sesion me fotografin e njohur kosovar, Veton Osmani.
Sa i përket projekteve të ardhshme, Bleta thotë se shumë shpejtë do të udhëtojë në Amerikë, pastaj Kinë, Turqi, Spanjë, Itali, etj.
“Në Amerikë do të shkoj për një projekt filmik, sepse ëndërr tjetër e imja mbetet aktrimi”, thotë ajo.
E për beqarët, Bleta e ka një mesazh për fund: “S’kam të dashur”, thotë ajo.

“Jam modele qysh në moshën 14 vjeçare, atëherë edhe kur fillon seriozisht karriera ime në këtë fushë. Kjo ka qenë ëndrra ime e kamotshme. Gjatë kësaj kohe sa merrem me modelizëm, kam reklamuar produkte të kompanive të njohura botërore, si Chanel, Estelada, etj”, thotë Bleta.