Eko Higjiena

Blerta Hoti e përkushtuar në dijen profesionale dhe artin vizual

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Art studio “Vincent”, artistja Blerta Hoti dijen e vet profesionale për artin vizual në përgjithësi e për pikturën në veçanti përveç që e shpërndanë tek nxënësit e saj në shkollat përkatëse ku punon, ajo mban dhe kurse të Artit Figurativ në studion e saj për kurse intensive gjegjësisht në lëmin e vizatimit, Pikturës, Grafikës, Punë dore etj.

Art Studio “Vincent” me udhëheqëse Prof.Msc e Pikturës Blerta Hoti, është me punë aktive gjatë tërë javës edhe atë në tre ndërrime. Art Studio “Vincent” gjendet në Lagjen e Mati 1 në Prishtinë.

Uji Dea

Natyrisht vlen të ceket se numri i nxënësve sa vjen e rritet. Kjo do të thotë se fëmijët e grupmoshave të ndryshme dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre jashtë shkollore edhe nga piktorja Blerta Hoti, e cila tash më nuk është emër i panjohur, pas mbarimit të studimeve Bachelor dhe atyre postdiplomike Master në Fakultetin e Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“ Prishtinë, për një kohë relativisht të shkurtër ajo punën e saj kreative si piktore profesionale e ekspozoi jo vetëm në Kosovë, por edhe përtej saj si në shtetet perëndimore në Francë, Zvicër, madje edhe përtej Atlantikut në Amerikën e largët.

Femijet ne foto: Gert Gashi, Orges Mustafa, Labeat Gashi, Donat Foniqi, Alea Biqku, Ajola Raqi, Anuar Biqkaj, Rinesa Havolli, Dielli Shala, Rrezon Shala etj./rajonipress/