Eko Higjiena

Bleron Mulliqi nënshkruan me skuadrën Servette të Zvicrës

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Djaloshi me prejardhje nga Raushiqi i Pejës, Bleron Mulliqi, i cili edhe disa muaj mbushë 19 vje ka nënshkruar kontratë me 17 herë kampionin e Zvicrës dhe 7 herë fituesin e Kupës së këtij shteti FC Servette.

Mulliqi i cili jeton e vepron në Geneva të shtetit Helvetik të Zvicrës, karrierën futbollistike e ka filluar në FC Thonon.

Shtatë larti Mulliqi 1,92 cm është një futbollist mjaft i talentuar i cili kontributin e tij e jep për mrekulli si futbollist mesfushor ofanzivë.

“Kam nënshkruar sot me skuadrën e tretë më të suksesshme në shtetin e Zvicrës, FC Servette, dhe për këtë jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh, megjithëse kam pasur disa oferta edhe nga klubet tjera por me zyrtarët e këtij klubi kemi gjetur gjuhë të përbashkët dhe kontributi im në të ardhmen do të jetë në fanellën e FC Servette”, ka bërë të ditur Bleron Mulliqi.

Mobi Casa

Mulliqi njeherit ishte edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës U19 për një kohë të shkurt, por për shkak të pandemisë së Covid-19, Kombëtarja e Kosovës nuk ka mundur të zhvillojë aktivitetin e saj.
“Nga zemra e falënderoj Përzgjedhësin e Kosovës U-19, Ramiz Krasniqin, i cili më patë ftuar në Kombëtare, por ëndrrat na ndërpreu pandemia dhe për këtë jam shumë i zhgënjyer pasiqë kemi qenë një grup i futbollistëve mjaft i mire”, shprehet i zhgënjyer, Mulliqi.

Talenti i madh, Bleron Mulliqi, ka një dëshirë që sa më parë të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës U-21 për të kontribuar për shtetin e Kosovës.
“Kam pasur tri kontakte me zyrtarët nga Zvicra që të jemë pjesë e këtij shteti, por gjaku im është që të djersiti fanellën e Kosovës pasi që babe, babagjysh e katragjysh i kam shqiptarë dhe dua që për nder të tyre të jem pjesë e Kosovës, por do të shohim a do të kem ndonjë ftesë nëse nuk do të kem atëherë pa dëshirën time do të jem pjesë e Kombëtares së Zvicrës”, thekson talenti Mulliqi.

Futbollit të Kosovës një futbollist siq është Bleron Mulliqi i duhet pasiqë për një futbollist të kalibrit të tillë kemi nevojë të madhe, tani mbetet të shihet se si do të veprojnë në FFK, por kurrsesi nuk guxojmë ta humbim një talent të tillë. /rajonipress/