Hidromorava

Bleron Mulliqi ardhmëria e futbollit të Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Futbollit të Kosovës po i shtohet edhe një talent i madh i futbollit e ky është Bleron Mulliqi, i cili me aftësitë e tija të futbollistit po i mahnitë njohësit e futbollit.

Futbollisti 16 vjeçar i cili po tregon lojëra spektakolare në skuadrën Franceze, FC Thonon Evian, ka bërë që ky futbollist të vesh për herë të parë fanellën e Përfaqësueses së Kosovës U19.

Sulmuesi shtatgjatë, i gëzuar për paraqitjen e tij në fanellën e Kosovës është shprehur i lumtur.
“Jam shumë i lumtur që po debutoj në fanellën e shtetit të Kosovës, vendlindjen e prindërve të mijë, jam shumë i emocionuar me grumbullimin e sotëm që kemi pasur në Prishtinë, në mesin e shumë bashkëlojtarëve kam vërejtur edhe futbollist tjerë nga diaspora dhe ishim të lumtur që do të derdhim djersën për shtetin e Kosovës”.

UBT

Mulliqi i cili luan në rolin e sulmuesit po bënë emër tek skuadra e tij Franceze, FC Thonon Evian, ndërsa ka aspirata që tërë potencialin që ka prej futbollisti të jep më të mirën për Përfaqësuesen e Kosovës.
“Do të mundohem të jap më të mirën gjatë këtyre tri ditëve të grumbullimit që kemi në Prishtinë, për të bindur trajnerin Ramiz Krasniqi për kualitetet të cilat i posedoj, ndërsa jam shumë i kënaqur me atmosferën në Përfaqësuese por edhe me stërvitjen e parë që kemi bërë nga stafi i Përfaqësueses”, ka bërë të ditur sulmuesi Bleron Mulliqi, me prejardhje nga Raushiqi i Pejës.

Mulliqi ka një ëndërr të cilën po e bën realitet dhe atë do ta tregon me anë të lojës së futbollit.
“Jam shumë krenar dhe mburrem që jam Kosovarë, duke e ditur vështirësitë që i kemi pasur si popull dhe ne gjenerata e re e futbollistëve duhet të japim dhe ti kalojmë aftësitë e tona për rezultate pozitive të Përfaqësueses, këtë e meriton populli i Kosovës dhe shteti i Kosovës”.

Grumbullimi i Përfaqësueses së Kosovës tre ditor është duke u mbajtur në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.